Marrëveshjet e bashkëpunimit

Bashkëpunimi ndërkombëtarë bartë një pjesë të madhe në mësimdhënien e shekullit XXI dhe duke i njohur këto përfitime si për stafin akademik por edhe studentët janë bërë disa hapa në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitete por edhe për shkëmbime me Programin Mevlana. Janë bërë edhe iniciativa tjera për të qenë afër studentëve, si për shembull shpalosja e programeve nga IPKO, USAID etj.

Kemi filluar me projektin EUFORIA të Erasmus+ që ka të bëjë me bashkëveprimin e Universitetit me mjedisin dhe bizneset se ku vepron.

Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me:

• Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" më 11/04/2014
• Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës më 14/04/2014
• Universitetin e Tiranës më 15/04/2014
• Northern Illinois University  në SHBA më 04/12/2014
• Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" më 28/01/2015
• Universitetin e Shtetërore të Tetovës më 01/04/2015
• Universitetin  “Eçrem Çabej” në Gjirokastër 15/04/2015
• Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina më 13/05/2015
• Kolegjin Internacional të Prizrenit 29/05/2015
• Universitetin “Fan S.Noli” nga Korça më 02/06/2015
• Universitetin Giresun në Turqi më 11/06/2005
• Universitetin Amasya ne Turqi më 03/06/2015
• Universiteti e Zarës më 24/06/2015
• Marrëveshja për shkëmbime me Programin Mevlana më 03/06/2015.
• Universitetin e Torinos në Itali më 05/12/2015
• Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” më 21/12/2015
• Universitetin e Prizrenit “ Ukshin Hoti” më 21.04.2016