Ftesë studentëve për aplikime në kuadër të programit HERAS

Ftesë studentëve për aplikime në kuadër të programit HERAS


Informohen studentët e UGJFA-së se është hapur thirrja në kuadër të programit HERAS, lidhur me mundësitë e aplikimit për miniprojekte.

Kjo skemë e grantit synon të nxisë bashkëpunimin biznes-universitet në kuadër të kurrikulave ekzistuese, rishikimin e atyre ekzistuese ose zhvillimin e kurrikulave të reja me një qasje të aplikuar, zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e komunikimit midis institucioneve shkollore dhe sipërmarrësve. Masat që kontribuojnë në nxitjen e përfshirjes së njerëzve nga grupet e margjinalizuara (p.sh. studentët femra ku këto janë të nën përfaqësuar, pakicat etnike, nxënësit me aftësi të kufizuara etj.) do të konsiderohen të kenë një vlerë të shtuar.

 Projekti HERAS synon të financojë mikro-projekte për të nxitur zbatimin e bashkëpunimit universitar-biznes në Kosovë. Secili projekt i përzgjedhur do të përfitojë 1,000-1,500 euro.
Për më shumë rreth këtyre mundësive, mund të vizitoni ueb-faqen https://www.heraskosovo.org/ si dhe gjeni të bashkëngjitura materialet e mëposhtme.

Aplikacioni

Udhëzuesi 1

Udhëzuesi 2

tp-bottom