Konkurs për esenë më të mirë të shkruar në gjuhën angleze

Konkurs për esenë më të mirë të shkruar në gjuhën angleze

Njoftohen studentët e interesuar se organizata “The Balkan Forum” në Kosovë në bashkëpunim me ALPHA Center në Mal të Zi dhe partner tjerë në Maqedoni, Bosnjë dhe Serbi ka hapur konkurs për esenë më të mirë të shkruar në gjuhën angleze. Tema bosht për esetë është “Western Balkans in 20 years – challenges and opportunities” (Ballkani perëndimor në 20 vjet – sfidat dhe mundësitë) dhe afati I fundit për dërgim është data 31 korrik 2018.

Fituesve të këtij konkursi do të ju jepet mundësia për të bërë praktikë në Bosnjë dhe Serbi si dhe do të marrin pjesë në një kamp veror i cili organizohet në Mal të Zi. Për më shumë informata lidhur me konkursin dhe kriteret mund t’i gjeni në dokumentin e bashkëngjitur.

The Balkan Forum

tp-bottom