Mundësi për mobilitete akademike për studentë në kuadër të programit CEEPUS

Mundësi për mobilitete akademike për studentë në kuadër të programit CEEPUS


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pjese e programit për mobilitete akademike, të ashtuquajtur CEEPUS (Central European Exchange Programe for University Studies). CEEPUS është program që promovon bashkëpunimin ndëruniversitar nëpërmjet mobiliteteve akademike, bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare të bashkëpunimit të nënshkruar paraprakisht në mes universiteteve dhe vete programit. 

Njoftohen të gjithë studentët, të cilët kanë përfunduar të paktën provimet e vitit të I-rë dhe kanë notë mesatare të lartë, mund të aplikojnë për mobilitete akademike në kuadër të këtij programi. 

Aplikimi bëhet nëpërmjet formës se ashtuquajtur "freemover" dhe për qëndrimet (mobilitetet) brenda vitit akademik 2017/2018 duhet të bëhet deri me datë 30 nëntor 2017. Ndërsa, lartësia e bursës ndryshon varësisht nga shteti. 

Për më shumë, informata rreth programit dhe procedurës së aplikimit mund te vizitoni web-faqen https://www.ceepus.info/#nbb. Po ashtu,  të bashkangjitura gjeni udhëzuesin e aplikimit që shpjegon procedurën hap pas hapi. Si dhe dy formularët që duhet të plotësohen paraprakisht: Letër rekomandimi dhe Letër pranimi.  

Të gjithë të interesuarit, për çdo ndihmë teknike rreth plotësimit të dokumenteve të kërkuara dhe procedurës së aplikimit, mund të drejtohen të Zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar në UGJFA, z. Denis Spahija.

tp-bottom