Njoftim për bursa në programet master ose doktoratë në James Madison University (SHBA)

Njoftim për bursa në programet master ose doktoratë në James Madison University (SHBA)


Njoftohen studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se në kuadër të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë dhe Universitetit James Madison në SHBA, është hapur aplikimi për bursa në programet master dhe doktoratë të ashtuquajtura “Madison Vision Graduate Assistantship for the Advancement of Kosovo”. 

Studentët që marrin këtë bursë, mund të ndjekin studimet në çdo fushë në Universitetin James Madison. Mirëpo, duhet të planifikojnë që pas përfundimit të studimeve, përkatësisht diplomimit, do të kthehen në Kosovë në mënyrë që me njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara, do të përfitojë Kosova. 

Bursa është e plotë, që domethënë e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës. Edhe është e ri-përsëritshme çdo vit. 
Për më shumë informata mund të vizitoni linkun e JMU-së http://jmu.edu/grad/kosovo ose linkun ne facebook https://www.facebook.com/JMUGraduateSchool/offers/ 

tp-bottom