Ftesë për pjesëmarrje në: Ditën Informuese në Universitetin e Gjakovës “FEHMI AGANI” për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2016

Ftesë për pjesëmarrje në: Ditën Informuese në Universitetin e Gjakovës “FEHMI AGANI” për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2016


Të martën me datë 20 dhjetor 2016, Zyra Erasmus+ në Kosovë do të mbaj një sesion informues në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Sesioni për studentët e të gjitha njësive akademike mbahet në Fakultetin e Edukimit në sallën numër 4 nga ora 11:00.

Ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.


tp-bottom