lajm

Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për vitin akademik 2016/2017

18/11/2016

Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”, duke u mbështetur në vendimin e  Senatit nr.01/1214 datë  02.11.2016, shpall:

Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për vitin akademik  2016/2017

I.Kushtet dhe kriteret:

Për ftimin e bursës së Universitetit të Gjakovës, studentët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere:

         1. Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Gjakovës;

         2. Të jenë studentë të vitit të dytë ose mbi;

         3. Të kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit;
   
         4. Të mos kenë vit të përsëritur;  

         5.Të mos jenë përfitues të ndonjë burse tjetër;

         6. Të kenë notën mesatare së paku 9,00 (nëntë),

 II. Dokumentacioni që kërkohet:

1.  Fletëparaqitja /aplikacioni  i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit, (shkarko këtu)

2.  Vërtetimi për statusin e studentit i vitit akademik 2016/2017 (lëshohet nga Fakulteti pa pagesë,shërben vetëm për bursë),

3. Certifikata  e vërtetuar e notave  nga  fakulteti  me notë mesatare të cekur (lëshohet nga fakulteti pa pagesë,shërben vetëm për bursë),

4. Kopja e letërnjoftimit.

- Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve në fakultetin përkatës.

-  Afati i paraqitjes zgjat prej datës 21. 11.2016 deri më  30.11.2016 në ora 15.00.

Bursat universitare për vitin akademik 2016/2017 do t’u ndahen të gjithë studentëve të UGJFA-së, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs,ndërsa lartësia e bursës do të përcaktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Gjakovës dhe nga numri studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës Universitare.  

III. Afati i Ankesave     

Studentët  të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë për fitim të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës,kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesa duhet të dorëzohet në Rektorat.

Vendimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve të fakulteteve,si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-gjk.org.          

Konkursi