Në Universitetin e Gjakovës u mbajt konferenca ndërkomëbatare  mbi Migrimin dhe Diapsorën

Në Universitetin e Gjakovës u mbajt konferenca ndërkomëbatare mbi Migrimin dhe Diapsorën


Në kuadër të projektit mbi Migrimin dhe Qytetarinë Industriale (ICM) në Univrsitetin e Gjakovës  “Fehmi Agani”, më 10-11 Nëntor 2016 u mbajt konferenca ndërkombëtare me titull “Migration and Diaspora: Bridging the Gap Between Research and Policy” (Migrimi dhe Diaspora: Krijimi i urave lidhëse midis kërkimit dhe politikave). Projekti ICM është grant hulumtues nga programi RRPP (Regional Research promotion Programme), i udhëhequr nga Dr. Erka Çaro (hulumtuese kryesore) në bashkëpunim me Dr. Mimoza Dushi (hulumtuese për rastet e Kosovës). 

Qëllimi i kësaj konference ishte të paraqiten rezultatet e punës hulumtuese të projektit ICM, të lansohen rekomandimet e dala nga vetë migrantët drejtuar politikbërësve dhe të krijohet rrjet i bashkëpunimit në mes të interesuarve për çështje migrimi. Të diskutohen çështjet që preokupojnë sot migrantët shqiptarë, që lidhen me investimet ekonomike të diasporës në vendet e origjinë si dhe re-integrimi i të kthyerve në vendin e origjinës; Strategjitë që përdorin, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe nevoja për përkrahjen ligjore.

Konferenca ishte dy ditore. Në ditën e parë, u diskutuan rekomandimet politike drejtuar politikbërësve dhe shoqërisë civile të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Pastaj, vazhduan prezantimet nga prof. Nathan Lilie nga Universiteti i Jyvaskulës në Finlandë dhe Dr. Ilir Gedeshi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë. Pastaj, pjesa e mbasdites vazhdoj me dy sesione plenare. Në panelin e parë “Perspektiva e Diasporës Shqiptare: Sfidat, Strategjitë dhe Rezultatet” u diskutua me përfaqësuasit e diasporës, si investitor në vendin e origjinës dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata. Ndërsa në panelin e dytë “Diaspora dhe Zhvillimi: Plotësimi i boshllëqeve në hulumtimit, shoqërisë civile dhe politikëbërësve” u diskutua me përfaqësuesit e politikvërësve, sindikatave dhe hulumtuesve mbi strategjitë që duhet ndërmarrë për të siguruar lidhjen dhe funksionalizimin në mes të këtyre strukturave.

Në ditën e dytë të konferencës u prezantuan punimet shkencore nga studiuesit e ndryshëm, të ndarë në dy sesione. Sesioni mbi çështjet e migrantëve shqiptarë në vendet e migrimit dhe sesioni me çështjet e të kthyerve dhe ri-integrimit në vendet e origjinës.

Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues nga organet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, politikvërës, shoqëri civile, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare dhe hulumtues, të ndryshëm që merren me çështje migrimi.

Programi i konferencës mund të gjindet në linkun.

Fotot e lajmit

tp-bottom