Vizita e partnerëve në projektin SOCRE – ERASMUS+

Vizita e partnerëve në projektin SOCRE – ERASMUS+


Më datë 05 dhe 06 Nëntor Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” e vizituan profesori Filip Dejonckheere nga Kolegji Universitar Artevelde në Gent të Belgjikës dhe profesor Tiago Principe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Groningen “Hanze”. Kjo vizitë u realizua si pjesë e projektit SOCRE - Developing Social Rehabilitation Through Education (Zhvillimi i Rehabilitimit Social Përmes Edukimit) në kuadër të programit ERASMUS+, ku Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” bën pjesë si njëri prej partnerëve.  

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime të përbashkëta me ekipën përbërëse të projektit në fjalë nga UGJFA, të udhëhequr nga Rektori i UGJFA Prof. Dr. Shaban Buza dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Ass. Idriz Berisha. Në ditën e parë vizita u realizua në institucionin joqeveritar për edukim joformal Bonevet Gjakova duke analizuar punën e tyre dhe mundësitë potenciale për bashkëpunim në të ardhmen. Në ditën e dytë, vizita u realizua në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë, me ç’rast u zhvilluan takime me stafin udhëheqës të spitalit dhe u pa puna praktike e studentëve të UGJFA-së në këtë institucion.



Fotot e lajmit

tp-bottom