Dita Qendrore Informuese për Programin Erasmus+

Dita Qendrore Informuese për Programin Erasmus+


Më datë 26 Nëntor 2018, Zyra Erasmus+ Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizoj Ditën Qendrore Informuese për Programin Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Nëse jeni student, i diplomuar, hulumtues, akademik ose i interesuar për mundësitë që ofron Programi, jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në sesionet informuese si në vijim:

• Sesioni informues për: Institucionet e Arsimit të Lartë, 26 Nëntor 2018, ora 09:30 në Ndërtesën e Bibliotekës Universitare, Amfiteatri i madh, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina";

• Sesioni informues për: Studentë, 26 Nëntor 2018, ora 15:30 në Ndërtesën e Bibliotekës Universitare, Amfiteatrin i madh, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".


tp-bottom