Ekspozitë kolektive e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë

Ekspozitë kolektive e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë


Në ambientin e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, u hap ekspozita kolektive e studentëve nga programi parashkollor, e kuruar nga profesori Ilir Muharremi. Ekspozita u organizua në kuadër të lëndëve: Metodologji e arteve figurative dhe Punëdore me modelim. Prof. Dr. Shaban Buza, rektor i Universitetit të Gjakovës në fjalën e hapjes shprehu fjalë miradije për ekspozitën duke i vlerësuar lartë punimet dhe përkushtimin e studentëve.

Profesor Ilir Muharremi tha se ekspozita me këto punime, përfshirë pikturat, makineritë, gjësendet apo instalacionet, dëshmohet se studentët kanë fituar njohuri për vijat, ngjyrën, format, stilin, elementet figurative duke qenë të gatshëm për të krijuar individualisht, por edhe për të punuar me brezat e ardhshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom