lajm

Delegacioni nga shteti i IOWA-së në SHBA vizitoi Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

16/05/2018


Në kuadër të qëndrimit disa ditor në Kosovë, me datë 10 dhe 11 Maj 2018 delegacioni  disa anëtarësh nga shteti i IOWA-së në SHBA, përkatësisht përfaqësuesit nga Universiteti i IOWA-s Veriore, Universiteti Drake, Western Iowa Tech Community College dhe komunës Fort Dodge (komunë e binjakëzuar me komunën e Gjakovës), vizituan Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. 

Gjatë kësaj vizite u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, prandaj edhe u arrit pëlqimi për themelimin e programeve të përbashkëta, organizimin e trajnimeve dhe mobiliteteve për stafin akademik dhe studentë, në fushat e studimit që janë në Universitetin e Gjakovës. 

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza në fjalën e tij të mirëseardhjes, pasi falënderoi të pranishmit, theksoi rëndësinë dhe gatishmërinë që Universiteti i Gjakovës të jetë pjesë aktive e këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, ofroi përkrahjen maksimale  për mësimdhënësit që ishin të pranishëm në takim dhe shprehën idetë e tyre lidhur me çështjet që u diskutuan dhe me reformat në sistemin arsimor.  

Është me rëndësi të theksohet se shteti i IOWA-s, është shumë i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunime në fusha të ndryshme. Në kuptim të kësaj, vizita ishte e dobishme dhe sigurisht pritet që ato që u diskutuan të gjejnë zbatim në praktikë.