U mbajt konferenca e XVI ndërkombëtare e IASSR-së

U mbajt konferenca e XVI ndërkombëtare e IASSR-së


Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime në Shkencat Sociale - IASSR (www.iassr.org) në bashkëpunim me 12 universitete ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe Universiteti i Gjakovës " Fehmi Agani" (UGJFA) dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, organizuan “Konferencën e XVI Evropiane të Shkencave Sociale dhe të Sjelljes (XVI European Conference on Social and Behavioral Sciences)”.  

Në ceremoninë e hapjes solemne pjesëmarrësit i përshëndeti rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe në emër të Shoqatës Prof Dr. Hasan Arslan.  

Pas përshëndetjes së shkurtër punimet kryesore i prezantuan Rektori i UGJFA-së Prof. Dr. Shaban Buza dhe Prof. Asoc. Engin Demirel nga Universiteti Trakia i Turqisë. 

Konferenca u mbajt me 10-12 maj 2018 në Universitetin e Prizrenit ku morën pjesë shumë studiues anekënd botës për të prezantuar 147 punimet e pranuara.

Fotot e lajmit

tp-bottom