lajm

Sesioni informues “Promovimi i ndihmës juridike falas dhe ndërmjetësimit” me studentët e UGJFA-së

12/04/2018


Më 12 Prill me fillim nga ora 11:30, me studentët e Universitetit te Gjakovës u mbajt sesioni informues “Promovimi i ndihmës juridike falas dhe ndërmjetësimit”, organizuar nga OJQ “Femrat Aktive të Gjakovës” dhe me mbeshtetje të UNDP-së në Kosovë. Moderatore të këtij sesioni ishin Valbona Doli Rizvanolli dhe Nora Dobruna. 

Studentët pjesëmarrës në këtë sesion u informuan për mënyrën e ndihmës juridike në territorin e Republikës së Kosovës, si ofrohet ajo dhe në çfarë formash. U diskutua për procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse. Gjithashtu, edhe për ofrimin e ndihmës në formë të informatave dhe këshillave juridike lidhur me procedurat ligjore dhe për përpilimin e shkresave dhe asistencën tjetër teknike për kompletimin e lëndës.