Rektori Prof.Dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësueset nga Ambasada e Francës në Kosovë

Rektori Prof.Dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësueset nga Ambasada e Francës në Kosovë


Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza me dt. 11.04.2018 priti në takim znj. Cecile Fisterberg, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe znj. Agathe Bouchet, përgjegjëse për bashkëpunim edukativ dhe universitar nga Ambasada e Francës në Kosovë. Në takim, nga UGJFA ishte prezent prorektorja Prof. Ass. Mimoza Dushi dhe znj. Fikrije Pllashniku sekretare e përgjithshme në departamentin e bashkëpunimit në ambasadën Franceze.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i mundësive të bashkëpunimit edukativ dhe universitar ndërmjet këtyre dy institucioneve. Rektori Buza i njoftoj mbi organizimin, fakultetet, programet mësimore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të UGJFA-së. Gjithashtu, me theks të posaçëm ishte diskutimi rreth mundësisë së hapjes së programeve të përbashkëta me universitetet franceze apo edhe bartjes së tyre në UGJFA.

Fotot e lajmit

tp-bottom