lajm

Vizitë në Universitetin Drake në Iowa, të SHBA-së

12/03/2018


Prorektorja e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani, Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi dhe Sekretarja e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi, qëndruan për vizitë disa ditore në Universitin Drake të Des Moines në Iowa të SHBA-ve, të ftuara nga dekanja e Fakultetit të Edukimit, Dr. Janet McMahill.

Gjatë kësaj vizite u realizuan takime me përfaqësues të strukturave të ndryshme udhëheqëse të Universitetit Drake dhe të Fakultetit të Edukimit, përfshirë edhe zyrtarë për bashkëpunim ndërkombëtar, hulumtime, strategji, njësinë Alumni, etj. Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me aktivitetete e Universitetit Drake dhe me mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht për metodologji  të reja dhe përsosmëri në mësimdhënie, programe të përbashkëta studimore dhe mobilitete reciproke të personelit akademik dhe studetëve.

Në qytetin Fort Dodge të Iowa’s, qytet simotër i Gjakovës, prorektorja Dushi dhe sekretarja Dula Halilabazi, në takime të ndara u pritën nga kryetari i qytetit dhe presidenti i Kolegjit Iowa Central Community. Në këto takime u diskutua për projektet përbashkëta të të dy qyteteve në fushën e kulturës dhe arsimit, si dhe për mobilitetet e studentëve ekzistues dhe atyre potencialë.

Kjo vizitë u përmbyll me takimin në Konsullatën e Kosovës në qytetin Des Moines në Iowa, përkatësisht me konsullin Xhavit Gashi i cili shprehu gatishmërinë të ndihmojë në jetësimin e aktiviteteve të planifikuara dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.