lajm

Vizitë e Klubit Letrar "Gjurmët e Penës" në Korçë

08/03/2018


Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”, me sponzorizim nga Rektorati dhe me ndihmën e kompanisë turistike Bledi, dje me datë 7 Mars për hir të festës së Ditës së Mësuesit organizuan vizitë në Mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë.

Me anë të kësaj vizite studentët, mësues e profesorë të ardhshëm, u njoftuan për së afërmi me objektin e Mësonjëtores së parë dhe panë shumë dëshmi të shkrimeve të para shqipe.