lajm

Ftesë studentëve të UGJFA-së për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

20/12/2017


Në kuadër të aktiviteteve të Ditës informuese për programin Erasmus+, të organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, është caktuar edhe takimi me studentë.

Prandaj, ftohen studentët e UGJFA-së që të marrin pjesë në këtë takimin, ku do të prezantohen dhe diskutohen mundësitë aplikimeve për mobilitete akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+. Ky takim mbahet më 27 dhjetor 2017, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30, në Fakultetin e Edukimit salla nr.1.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.