Ditë informuese mbi mundësitë e migrimit të rregullt

Ditë informuese mbi mundësitë e migrimit të rregullt


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ/ DIMAK, organizon  Ditën  Informuese lidhur me mundësitë e migrimit të rregullt në vendet e Bashkimit Evropian dhe rreziqet nga migrimi ilegal. Të drejtë pjesëmarrje kanë studentët e UGJFA-së dhe të gjithë qytetarët e tregojnë interesim për këtë temë. 

Qëllimi i kësaj fushate është parandalimi i migrimit të parregullt dhe diskutimi për çështje të migracionit, si dhe informata të sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Po ashtu, nga DIMAK, do të prezantohet qasja e Gjermanisë në menaxhimin efektiv me të interesuarit për migracion të rregullt.

Gjatë këtij takimi do teë njoftohen të pranishmit në detaje për qëllimin e fushatës në tërësi dhe aktiviteteve të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.  Po sa të mbarojnë prezantimet e panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.   

Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për menaxhmin në çështje të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtorë të Departamenteve, Ambasadorë – apo të emëruar, Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, Përfaqësuesi i projektit DIMAK në Kosovë.

Dita informuese mbahet të martën, me datë, 14 nëntor 2017 nga ora 15:00 – 16:45,  në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. 

Për më shumë gjeni të bashkangjitur edhe posterin informues. 

tp-bottom