Delegacioni i  Universiteti të IOWA-së në SHBA vizitoj Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Delegacioni i Universiteti të IOWA-së në SHBA vizitoj Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”


Në kuadër të qëndrimit disa ditor në Kosovë, me datë 18.09.2017 delegacioni tre anëtarësh nga Universiteti i IOËA-së në SHBA dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, vizituan Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. 
Qëllimi i kësaj vizite ishte të vlerësohen dhe identifikohen nevojat e sistemit të edukimit në Kosovë dhe të vendosen bazat për një projekt propozim, që do të përfshinte këto çështje: 
1. zhvillimin e kompetencave të mësimdhënësve në mësimdhënien e vlerave demokratike dhe mbledhjen e rezultateve të angazhimit qytetar nëpërmjet kornizës së re të kurrikulës fillore dhe të mesme kosovare
2. zhvillimin e metodave efektive pedagogjike për mësimin e kornizës përmes programeve të edukimit të mësuesve të  Kosovës
3. të punuarit me Programin e Testimit të IOWA-s për të zhvilluar instrumente vlerësimi për të përmirësuar matjen e të nxënit të nxënësve/studentëve në Kosovë
4. krijimin e një qendre për hulumtime në arsimin e lartë në Kosovë.
 
Rektori u Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza në fjalën e tij të mirëseardhjes, pasi falënderoj të pranishmit, theksoj rëndësinë dhe gatishmërinë që Universiteti i Gjakovës të jetë pjesë aktive e këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, ofroj përkrahjen maksimale  për mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit, që ishin të pranishëm në takim dhe shprehën idetë e tyre lidhur me çështjet që u diskutuan dhe me reformat në sistemin arsimor.  

Fotot e lajmit

tp-bottom