lajm

DY BURSA PËR STUDIME NË SHTETIN E IOWA’S, SHBA

04/02/2016

Shteti i Kosovës dhe shteti i Iowa-s në ShBA kanë arritur të nënshkruajnë

marrëveshje bashkëpunimi për fusha të ndyshme si në, bujqësi, ekonomi, siguri, etj.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi për fushën e arsimimit ofrohen dy bursa studimi për

të rinjët/studentët kosovarë.

1. Kolegji Coe (Coe College) në Cedar Rapids ofron një bursë studimi që kap

shumën vjetore prej 16,000 dollarësh. Informata më të hollësishme mund të

gjinden në web faqen http://www.coe.edu/ ndërsa, kontakt personi per bursën

Coe është Chris Paasch: [email protected]

2. Kolegji Central (Central College), një shkollë tjetër në Iowa, ofron po ashtu

një bursë vjetore prej 15,000 dollarësh. Më shumë informata për bursën

Central mund të gjinden në http://www.central.edu/ dhe kontakt personi për

këtë bursë është Fred Schlingemann: [email protected]