Rektori prof. dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të udhëhequr nga deputeti Veton Berisha

Rektori prof. dr. Shaban Buza priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të udhëhequr nga deputeti Veton Berisha


Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza me dt. 26.09.2017 priti në takim përfaqësuesit e komuniteteve, anëtarë në Këshillim Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga deputetin egjiptian Veton Berisha. Në takim morën pjesë edhe dy prorektorët e UGJFA-së, prof. dr. Januz Bunjaku, prof. ass. dr. Mimoza Dushi dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Gjakovë, z. Ali Gashi. 

Qëllimi i vizitës ishte që të diskutohet për së afërmi me zbatimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2016, përkatësisht  me aplikimin e kuotave të rezervuara për regjistrimin e kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për këtë qëllim Rektori Buza diskutoj mbi organizimin e provimit pranues në UGJFA, numrin e aplikantëve nga komuniteti jo-shumicë, kuotën e paraparë dhe pranimin e tyre.

tp-bottom