lajm

Bursa për kërkime doktorale ose postdoktorale në Zvicër

30/08/2017


Qeveria Zvicrrane nëpërmjet “Federal Commission for Scholarships for Foreign Studies (FCS)” ndan bursa për studime pasuniversitare dhe hulumtime kandidatëve të cilët nuk janë banorë të Zvicrrës. Këto bursa u japin të diplomuarve nga të gjitha fushat mundësinë për të zhvilluar kërkime doktorale ose postdoktorale në Zvicër në një universitet publik apo institucion të njohur.

Të diplomuarit nga Kosova ftohen të paraqesin aplikacionin e tyre në Ambasadën Zvicerane nga 1 shtatori 2017 deri më 30 nëntor 2017. PDF-të me informacion mbi llojet e ndryshme të bursave mund të shkarkohen nga faqja e internetit në vijim: www.sbfi.admin.ch/scholarships_eng.

Kandidatët e interesuar duhet të analizojnë informacionet e mësipërme (në mënyrë që të shofin se a i përmbushin kriteret) përpara se të kontaktojnë Ambasadën Zvicerane në Kosovë nëpërmjet emailit: [email protected] për të marrë formularët elektronik të aplikimit.