lajm

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Çanakkale Onsekiz Mart të Turqisë

07/07/2017


Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza dhe Rektori i Universitetit Çanakkale në Turqi, Prof. Dr. Yucel Acer, sot me 07.07.2017 nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i bashkëpunimit ndëruniversitar, përfshirë shqyrtimin e programeve të përbashkëta mësimore dhe shkëmbimin e personelit akademik. Për këtë qëllim Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në UGJFA dhe shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Gjithashtu edhe Rektori Acer i paraqiti organizimin dhe programet mësimore në Universitetin Çanakkale Onsekiz Mart dhe mundësinë e programeve dhe projekteve të përbashkëta.  Që të dy Rektorët e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e saj. 

Marrëveshja