Sesion informues mbi projektin HERAS me anëtarë të personelit akademik dhe studentë të UGJFA-së

Sesion informues mbi projektin HERAS me anëtarë të personelit akademik dhe studentë të UGJFA-së


Me 11 Maj 2017, në Universitetin e Gjakovës u organizua sesioni informues mbi projektin HERAS (Higher Education, Research and Applied Science in Kosova) dhe mundësitë e aplikimit që ofrohen në Partneritetet Programore, Grante për Hulumtime dhe Bursa për Doktoratën / PostDoc.

Ky sesion u organizua nga prorektorja Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi dhe përfaqësuesit e projektit HERAS, z. Aqim Emurli dhe znj. Arbresha Meha dhe përfaqësuesja nga MASHT-i, znj. Qamile Sinanaj. Të pranishëm ishin anëtar të personelit akademik dhe studentë të UGJFA-së, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte përhapja e informacionit mbi objektivat, rezultatet e pritura, metodologjinë, kriteret e pranueshmërisë, procedurat e përzgjedhjes dhe informacione të tjera të nevojshme që i përkasin thirrjeve të HERAS. Të pranishmit treguan interesim për aplikim, me ç’rast u parashtruan shumë pyetje që u elaboruan nga panelistët. Gjatë takimit u shpërndanë materiale me udhëzimet dhe format e aplikimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom