Informata mbi projektin “Heras”

Informata mbi projektin “Heras”


Njoftohet personeli akademik i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se javën e kaluar është lansuar projekti Projekti HERAS - Higher Education, Research and Applied Science in Kosovo (Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë), i cili është bashkëpunim ne mes Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA – Austrian Development Agency) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. Nëpërmjet këtij projekti, që do të zgjasë tri vjet, do të ndihmohet në ngritjen e cilësisë në universitete publike. Qëllimi i tij është  të kontribuojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinjve në fushën e shkencave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Projekti HERAS është i adresuar për tri nivele:
- Nivelin e politikave - për përmirësimin e cilësisë, efektivitetit, qeverisjes dhe transparencës së arsimit të lartë dhe planifikimit të hulumtimeve dhe proceseve dhe politikave vendimmarrëse 
- Nivel të Universiteteve - për një shkollë më të orientuar në tregun e punës në qendër të studentëve, bazuar në metodologjitë më të fundit dhe masat e cilësisë sipas standardeve evropiane
- Nivel kërkimor - për një pjesëmarrje më të madhe të fakulteteve, instituteve dhe kërkuesve individualë në bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor dhe përmirësimin e kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie dhe kërkime përmes burimeve dhe projekteve kërkimore

dhe synohet  të arrihet nëpërmjet investimit të tri fusha:
- bursave për doktoratë dhe post-doktoratë (PhD dhe Post-Doc)
- projektet e përbashkëta kërkimore
- partneritetet midis institucioneve të arsimit të lartë kosovar dhe austriak

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha universitet publike dhe konkursi për aplikim tashmë është i hapur online. Për më shumë informata dhe shkarkim të aplikacioneve për secilën fushë vizitoni www.herakosovo.org 


tp-bottom