Rektori i UGJFA-së Prof. Dr. Shaban Buza sot priti në takim  Rektorin e UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani

Rektori i UGJFA-së Prof. Dr. Shaban Buza sot priti në takim Rektorin e UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani


Në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në dhjetor 2016, në mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) dhe Universitetit “Nenë Tereza” në Shkup (UNT), sot Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza priti në takim Rektorin e UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndëruniversitar, nëpërmjet realizimit të programeve të përbashkëta mësimore, projekteve shkencore dhe aktiviteteve tjera akademike. 

Në takim morën pjesë edhe dy prorektorët nga UGjFA, Prof. Dr. Januz Bunjaku e Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi dhe nga UNT, Dr. Rizvan Sulejmani, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Dr. Isak Idrizi, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.


Fotot e lajmit

tp-bottom