Misioni dhe Vizioni

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është një institucion i arsimit të lartë i përkushtuar të krijojë, promovojë dhe të transferojë dijen dhe t’i shërbejë shoqërisë; Universiteti ofron përvoja unike akademike e hulumtuese dhe bashkëpunon me komunitetin dhe ekonominë për ofrimin e programeve studimore atraktive dhe cilësore në fusha relevante për përgatitjen e profesionistëve e të studentëve për tregun vendor dhe evropian të punës.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pretendon të jetë institucioni i preferuar i arsimit të lartë në Kosovë që ndërton mbi traditën pozitive arsimore, realizon standarde të studimeve e të hulumtimit në përputhje me trendët përkatëse në rajon e në Evropë dhe shfrytëzon arritjet në arsim e kërkime shkencore në funksion të zhvillimit dhe transformimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit dhe më gjerë.

Për të përmbushur misionin janë përcaktuar këto objektiva strategjike:

1. Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore dhe veprimtari kërkimore-shkencore

2. Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante për tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror

3. Ofrimi i shërbimeve efikase dhe cilësore për studentë

4. Krijimi i kushteve optimale infrastrukturore për plotësimin e standardeve të cilësisë

5. Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore

6. Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare.