Rektori

Fjala e Rektorit

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka për synim të shndërrohet në një Universitet atraktiv, me programe studimi bashkëkohor të krahasueshëm me ato të rajonit dhe pse jo edhe të Evropës, me personel akademik të përkushtuar dhe frytdhënës, me studentë kompetentë, të cilët pas diplomimit do të jenë konkurrentë në tregun e punës jo vetëm në vendin tonë.

Ka një strategji të qartë zhvillimi që Universiteti t’i konsolidojë programet ekzistuese, duke menduar edhe për programe të reja atraktive që nuk i kanë universitetet e afërta dhe të tjerat në Kosovë,  gjithmonë bazuar në kërkesat e tregut dhe mundësinë e punësimit të të diplomuarve. Kjo do të arrihet në bashkëpunim me Universitetet simotra të Kosovës, Shqipërisë, rajonit, vendeve Evropiane dhe atyre amerikane, përmes projekteve të përbashkëta.

Ky bashkëpunim do të mundësojë shkëmbim dhe trajnime për personelin akademik dhe studentët, që do të vendoste ura të reja komunikimi duke hapur rrugën për avancim të personelit akademik dhe të përfshirjes së studentëve në mobilitet. 

Studentët me mësim nxënien e tyre pasqyrojnë rezultatet e metodologjive të mësimdhënies nga personeli akademik, duke krijuar një ambient studimi e kërkimi shkencor e profesional në Universitet, mision për të cilin kanë punuar dhe kontribuar shumë e shumë gjenerata arsimdashëse.  

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të përpiqet vazhdimisht për të mbështetur dhe për të përmirësuar cilësinë në mësimdhënie, kërkime, shërbimet publike dhe zhvillimin ekonomik.