Historiku

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UFAGJ) do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, shëndetësi, ekonomi, administratë si dhe fushat e tjera përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera.

Për ta bërë Kosovën më konkurruese UFAGJ do të mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës. UFAGJ do të udhëheq në ruajtjen e shëndetit, krijimin e kuadrove për cilësi në arsim, përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, do të rrisë vlerat kulturore dhe artistike të rajonit por edhe më gjerë dhe do të ngritim standardet sikundër do të zhvillojmë shkathtësitë dhe dituritë për integrime të mëtejme evropiane. Për të promovuar dijen UFAGJ do të jetë atraktivë për studentët e dalluar të cilët janë të interesuar të mësojnë, punojnë dhe hulumtojnë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare të njohura si dhe koherente me nevojat aktuale globale.

Në vazhdimësi për të zbatuar dijen në praktikë UFAGJ studenteve do t’ju ofrojë programe të veçanta të cilat përgatitin studentët për sfidat e kohës në kuadër të fushë së dijes së tyre. Personeli akademik dhe studentët do të zhvillojnë dhe promovojnë partneritet rajonal, Evropian por edhe global për të zbatuar dijen e tyre në praktikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në Kosovë dhe në rajon.

Universiteti ka filluar aktivitetin në vitin e parë akademik 2013/2014 me tri fakultete respektivisht:

  • Fakultetin e Edukimit me programin Fillor dhe programin Parashkollor
  • Fakultetin e Mjekësisë me programin Mami dhe programin Infermieri
  • Fakultetin e Filologjisë me programin Gjuhë Shqipe dhe programin Gjuhë dhe letërsi Angleze
     

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të gjashtëdhjeta (1958). Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, nr.01-5354/I, dt.29 korrik 1967, ndërsa punën e filloi më 01 tetor 1967.

Nga viti 1968, hapet Dega Biologji-Kimi, kurse nga viti 1977 hapet edhe Dega e Mësimit Klasor. Pra, prej vitit 1977 e në vazhdim, kjo shkollë punoi me 5 degë mësimore. Në vitin shkollor 1967, shkolla me të tri degët mësimore të saj: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Matematikë dhe Histori-Gjeografi kishte të regjistruar gjithsejtë 794 studentë. Prej tyre 247 studentë të rregullt dhe 547 studentë me korrespodencë. Më 1968 hapet Dega Biologji-Kimi me këtë numër të studentëve, prej tyre 533 të rregullt dhe 536 me korrespodencë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë me mësim në gjuhën shqipe.

Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet tjera.

Me vendimin nr.33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002 nga viti akademik 2003/2004 filloi të zhvillojë programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.

Në shtator të vitit 2004 senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin Publik të Gjakovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

 

 

tp-bottom